Sulmuesi 22-vjeçar Lirim Qamili, ka shënuar gol të premten, ndërsa 21-vjeçari Arbnor Muçolli ka asistuar.
Qamili me Horsensin barazoi me Vejlen e Muçollit në ndeshjen dramatike që përfundoi 3:3 të premten. Ishte ndeshje e xhiros së 28-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQamili shënoi shënoi në minutën e 52-të për rezultatin 3:0, kurse Muçolli asistoi në golin e tretë, për 3:3.
Në fakt, Horsensi dhe Vejle po luajnë në grupin e plejoutit në elitën e futbollit të Danimarkës.
Vejle është më lartë në tabelë, në vendin e 10-të me 33 pikë, 13-të më shumë se Horsensi i vendit të fundit.
Qamili ka dy gola të realizuar në edicionin aktual kurse për Muçollin ishte asistimi i dytë sezonal, ndërsa ka edhe tri gola të shënuar.
Te Vejle titullar ishte edhe Ylber Ramadani, që u zëvendësua në mintuën e 60-të nga Lundrim Hetemi.