Futbollisti shqiptar, Arbnor Muçolli ka shënuar një gol për Vejlen që barazoi në shtëpi, 2:2, ndaj Nordsjaellandit. Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së 16-të të Superligës së Danimarkës.
Muçolli (21) shënoi golin e avantazhit, 1:0, në minutën e 37-të, ndërsa luajti deri në minutën e 88-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe Vejle gjatë gjithë takimit u paraqit edhe Ylber Ramadani, kurse Lundrim Hetemi luajti deri në minutën e 76-të. Vejle zë vendin e tetë me 20 pikë.
Muçolli ka tri gola në 14 paraqitje këtë edicion.