Topi i futbollit do të bëjë që Rusia për mbi një muaj të jetë qendër e botës. Do të jenë 32 përfaqësuese të futbollit nga mbarë bota që do të garojnë për trofeun më të madh e më të çmueshëm në botën e sportit.
Futbollistët më të mirë të kohës, yjtë e sportit, do të luajnë për të vendosur se kush do t'i gëzohet në fund momentit magjik që sjell ngritja lart e Kupës së Botës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Prej 14 qershorit e deri më 15 korrik, kur luhet finalja e madhe, futbolli pritet të jetë tema numër një në botë.
Do të flitet për ndeshjet e shumta, për lojtarët, për paraqitjet e tyre, për atmosferën e krijuar në stadiume. Edhe Botërori në Rusi, me gjithë ndonjë telash të shfaqur gjatë organizimit, pritet të ketë të veçantat e tij, atmosferën e veçantë.
Do të ketë fituesit e ata që dëshpërojnë, yjtë e rinj, e lojtarët që do të përfundojnë karrierën. Do të ketë yje në tribuna, tifozë e tifoze që do të marrin vëmendjen për ndonjë moment. Por si gjithë botërorët e deritashëm do të ketë edhe të papriturat e tij, befasitë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)