Vincenzo Montella ka gjetur kohë edhe për shaka pas barazimit ndaj AEK-ut në Ligën e Evropës.
Trajneri i Milanit ka thënë se po e shikon funeralin e tij pas rezultateve jo të mira, transmeton Koha.net. Ai është kritikuar për formën e dobët të Milanit, dhe sipas mediave italiane ai rrezikon të shkarkohet nëse nuk arrin rezultat pozitiv në dy ndeshjet e ardhshme.
“Ishte një ndeshje e ndërlikuar sot, edhe ndeshja e ardhshme mund të jetë. Suso ka pasur një problem muskulor dhe nuk doja të rrezikoja, por sipas të gjitha gjasave do të jetë i gatshëm për sfidën e fundjavës. Jam duke e shikuar funeralin tim tash e një kohë. Të jep perspektivë tjetër të gjërave. T’i lëmë shakatë, klubi ka besim në mua dhe do të shohim”, është shprehur ai, raporton Football Italia.