Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella është shprehur i bindur se ekipi i tij do të fitojë sonte ndaj Chievos.
Milani nuk ka fituar në katër ndeshjet e fundit në Serie A, por Montella ka thënë se ekipi i tij do të fitojë ndaj Chievos.
“A jam i brengosur për punën time? Jo, këto janë rreziqet e kësaj pune. Jam i sigurt se do të fitojmë kundër Chievos”, ka thënë Montella.