Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është shprehur i bindur se skuadra e tij ka potencialin e duhur për të kaluar fazën e grupeve në Champions League.
Përkundër se nuk ka shënuar asnjë fitore në tri ndeshje deri më tani trajneri, italian beson se ndaj Portos të mërkurën do të arrihet fitorja e parë.
“Fatkeqësisht, në Ligën e Kampionëve, ne nuk ishim në gjendje t'u jepnim tifozëve tanë kënaqësinë që meritojnë. Kemi ndeshjen ndaj Portos dhe është një mundësi e mirë për të arritur fitore. Ne besojmë se kemi cilësinë e duhur për ta ardhur te rezultatet pozitive”, ka thënë Pioli.