Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pioli frikësohet nga Tottenhami i Contes

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka thënë se ekipin e tij e pret një test i vështirë në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve. Kampioni në fuqi i Italisë, në 1/8 e finales do të përballet me skuadrën e Tottenhamit.

Pioli ka vlerësuar lart Tottenhamin, ndërsa ka pranuar se ekipi anglez e ka një trajner të mirë si Antonio Conte, i cili e njeh shumë mirë Milanin. Megjithatë, Pioli beson se Milani do t’i qaset këtyre ndeshjeve me vetëbesim tejet të madh.

“Do të jenë dy ndeshje të vështira ndaj një kundërshtari të fortë, i cili stërvitet nga një trajner i madh që na njeh shumë mirë. Në këtë fazë nuk ka kundërshtarë të lehtë, kështu që duhet të synojmë të kalojmë tutje”, është shprehur Pioli.

“Do të luajmë futboll cilësor dhe me vetëbesim tejet të madh. Fakti që kemi kaluar në këtë fazë, do të thotë se kemi cilësi dhe synimi është të avancojmë tutje”.