Trajneri shumë i suksesshëm italian, Fabio Capello, ka thënë se Interi, Juventusi dhe Atalanta, kanë kundërshtarë të vështirë në Ligën e Kampionëve, pas shortit të tërhequr të premten.
Ai ka thënë se dueli i Interit me Bodo/Glimtin është “rrezik i madh”, ndërsa ballafaqimin e Juventusit me Galatasarayn dhe Atalantan me Borussia Dortmundin, i ka vlerësuar si ndeshje të komplikuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTri ekipe italiane avancuan në plejofin e raundit nokaut në Champions, pas përfundimit të fazës së ligës.
Interi ishte i 10-ti, Juventusi i 13-ti ndërsa Atalanta e 15-ta. Është eliminuar Napoli pasi u mposht 3:2 nga Chelsea të mërkurën mbrëma.
Ndeshjet e para luhen më 17 dhe 18 shkurt, kurse ato kthyese më 24 dhe 25 shkurt.