Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ministri Çeku paralajmëron renovimin e stadiumit në Pejë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka paralajmëruar renovimin e plotë të stadiumit “Shahin Haxhiislami” në Pejë.

Stadiumi në Pejë ka shumë vjet që është në gjendje shumë të keqe.

Çeku të premten ka shkruar se renovimi i stadiumit në Pejë do t’i kushtojë shtetit 14,5 milionë euro.

“Stadiumi i qytetit “Shahin Haxhiislami” në Pejë do t’i nënshtrohet renovimit të tërësishëm. Kemi ndarë 14.5 milionë euro për këtë qëllim, ndërsa me të përfunduar hartimi i projektit zbatues të renovimit do të shpallen procedurat për kontraktimin e operatorit për realizimin e punimeve”, ka shkruar Çeku.

Megjithatë duhet të priten edhe disa vjet që stadiumi në Pejë të marr pamjen e stadiumit të prezantuar nga ministri Çeku.