Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur të enjten se janë ndarë 4.5 milionë euro për rinovimin, përkatësisht për "fazës e fundit të punëve” në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Për rinovimin e stadiumit të Drenasit, Çeku, ka theksuar se është nënshkruar marrëveshje me Komunë e Drenasit. Sipas Çekut, Komuna e Drenasit, do të kontribuojë me 875 mijë euro dhe do t'i udhëheqë punimet në terren.
“Kemi nënshkruar marrëveshjen me Komunën e Drenasit dhe po e nisim fazën e fundit të ndërtimit të stadiumit ‘Rexhep Rexhepi’’, që ta kthejmë në një hapësirë të denjë, funksionale dhe të gatshme për ndeshje e tifozë. Komuna do të kontribuojë me 875 mijë euro dhe do të udhëheqë punimet në terren. Me vendosmëri po e realizojmë planin investiv për Lojërat Mesdhetare 2030. Po krijojmë një të ardhme më të mirë për sportin”, ka shkruar ministri Çeku.
Punët për rinovimin në tërësi të stadiumit në Drenas kanë nisur vite më parë. Por punimet janë kryer me ritëm të ngadaltë, ashtu si në shumicën e objekteve sportive në vend.
-
Stadiumi më i madh në vend pritet të hapet sivjet
-
MKRS-ja e bindur se Kosova do të jetë e para në rajon për stadiume futbolli
-
Çeku: Deri në vitin 2028 synojmë të jemi të parët në rajon për infrastrukturë futbolli
-
FFK-ja kërkon të mos neglizhohen punët në “Adem Jashari”
-
Komisioni miraton projektligjin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030