Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ministri Çeku njofton për nisjen e punimeve në “Adem Jashari”

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur të premten se punimet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë do të nisin së shpejti.

Ai ka shkruar në “Facebook” se janë përmbyllur gjitha procedurat që do të duhej të kishin mbaruar në vitin 2019, para nisjes së renovimit.

“Shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar, borxhet e akumuluara ndër vite janë paguar, kontrata me operatorin është zgjatur, zotimi për buxhet është siguruar. Punët do t’i monitorojmë në baza ditore, asnjë vonesë nuk do të tolerohet. Kosova do të bëhet edhe me dy stadiume të certifikuara ndërkombëtarisht”, ka shkruar Ministri Çeku.