Skuadra e Juventusit ka gjasa të mëdha që të jetë pa sulmuesin Arkadiusz Milik për ndeshjen kundër Maccabi Haifas në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Milik nuk është stërvitur të martën me pjesën tjetër të ekipit dhe trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka pranuar se polaku mbetet në dyshim për këtë përballje.
Juventusi e pret të mërkurën mbrëma Maccabin në duelin e xhiros së tretë të Grupit H të Ligës së Kampionëve. Të dy skuadrat i kanë humbur dy ndeshjet e para të këtij edicioni dhe janë në kërkim të fitores së parë në përballjen që do të luhet prej orës 21:00 në Torino.
“Miliku mbetet në dyshim dhe ka gjasa që ta pushoj për këtë ndeshje, pasi nuk dua ta rrezikoj”, ka thënë Allegri.
28-vjeçari, që iu bashkua Juventusit këtë verë, ka katër gola të shënuar në shtatë paraqitje në të gjitha garat.