Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Miliku do të mungojë në ndeshjen e parë

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është i lumtur me formën që po e kalojnë Federico Chiesa dhe Paul Pogba, por ka bërë të ditur se Arkadiusz Milik, do të mungojë në ndeshjen hapëse kundër Udineses.

“Bianconerët” do të luajnë në udhëtim, aty ku e mbyllën edicionin 2022/23.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam i lumtur me skuadrën aktuale. Lojtarët po punojnë mirë. Ndeshjet do të jenë të ndryshme duke filluar nga ajo me Udinesen dhe të shohim se sa do të mund të arrijmë këtë edicion”, ka thënë Allegri në konferencë të shtunën para nisjes së sezonit.

Juventusi nuk do të marrë pjesë në Ligën e Konferencës për shkak të parregullsive financiare. Do të jetë me angazhim vetëm në Serie A dhe në Kupën e Italisë.