Mesfushori Ardon Jashari ka pësuar lëndim të enjten dhe do t’i mungoj Milanit në ndeshjen kundër Lecces të premten. Lajmin për lëndimin e Jasharit e ka bërë të ditur trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri.
Ai ka thënë se Jashari ka pësuar lëndim në stërvitje të enjten në mëngjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Këtë mëngjes, ai u lëndua në një duel me Gimenezin dhe do të jetë jashtë skuadrës për ndeshjen kundër Lecces. Ai është një lojtar që mund të luajë përpara mbrojtjes ose si mesfushor qendre”, ka thënë Allegri.
Jashari është përfshirë te Zvicra për ndeshjet e shtatorit. Zvicra e luan ndeshjen e parë më 5 shtator ndaj Kosovës, kurse më 8 shtator ndaj Sllovenisë. Të dyja ndeshjet e para kualifikuese për Kupën e Botës 2026, helvetikët i luajnë në Basel.
Në listën e Zvicrës për ndeshjet e shtatorit është edhe kapiteni Granit Xhaka.