Futboll

Konfirmohet lëndimi i rëndë i Jasharit, mungon ndaj Kosovës dhe në shumë ndeshje tjera

Ardon Jashari

Ardon Jashari nuk do të jetë te Zvicra për ndeshjen ndaj Kosovës, që zhvillohet më 5 shtator në Basel.
Jashari të enjten është përfshirë në listën e Murat Yakinit, por ndërkohë ka pësuar lëndim të rëndë.

Dhe do të jetë jashtë fushës së blertë për muaj të tërë.

Jashari është lënduar në stërvitje te Milani, gjatë një dueli me bashkëlojtar. 

Federata e Futbollit e Zvicrës ka konfirmuar se mesfushori Jashari ka thyer fibulën e këmbës së djathtë. 23-vjeçari do të jetë jashtë për shumë javë.

Mediat italiane kanë shkruar për një mungesë prej dy muajsh. Gjasat janë të mëdha që ai të mungojë në gjithë fazën kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Te Zvicra shqiptari i vetëm tani është Granit Xhaka.

Jashari është transferuar pak kohë më parë te Milani dhe pritet të jetë prej yjeve të skuadrës kuqezi.