Juventusi ka marrë një lajm të mirë në prag të derbit të qytetit kundër skuadrës së Torinos. Sulmuesi polak, Arkadiusz Milik, është rikuperuar nga lëndimi dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Massimiliano Allegri për këtë ndeshje.
Dueli mes Juventusit dhe Torinos zhvillohet të shtunën prej orës 18:00 dhe i takon xhiros së 8-të të kampionatit italian. Milik i është bashkuar në stërvitje ekipit dhe do të jetë qendërsulmuesi i vetëm në dispozicion të Allegrit.
Ai është rikuperuar nga lëndimi që e detyroi të pauzonte në barazimin pa gola kundër Atalantas të dielën e shkuar.
Milik këtë edicion ka 1 gol e 1 asistim në 6 paraqitje për Juventusin në Serie A. Aktualisht Juventusi ka tubuar 14 pikë dhe zë vendin e 4-t në tabelë, ndërsa Torino është i 10-ti me 9 pikë të mbledhura.