Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fillon derbi i Torinos me mbi një orë vonesë

Torino - Juventus

Me mbi një orë vonese ka nisur deri lokal ndërmjet Torinos dhe Juventusit.

Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohej nga ora 20:45, por ka nisur në ora 21:52 shkaku i tensioneve ndërmjet titfozëve të të dyja skuadrave. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në Itali u raportua se dy tifozëritë janë takuar pranë stadiumit dhe kanë nisur përleshjen mes tyre. 
Një tifoz i Juventusit, shkruan “Sky”, është lënduar në kokë. 
Tifozëritë e të dyja ekipeve kanë kërkuar që ndeshja të mos luhet.


Vendoset fati i ndeshjes Torino – Juventus

Ndeshja Torino – Juventus do të nisë në orën 21:45. 

Kështu është vendosur pas takimit të Policisë me zyrtarët e të dyja klubeve. 

Sektori ku janë të vendosur tifozët e Juventusit ka nisur të zbrazet. 

Ata janë kundër zhvillimit të ndeshjes të dielën mbrëma për shkak se një tifoz i Juventusit, është lënduar në kokë.


Raportohet se nuk ka arsye që ndeshja Torino – Juventus të mos zhvillohet

Kanë kaluar më shumë se gjysmë ore prej kur është dashur të niste ndeshja mes Torinos dhe Juventusit. 

Ky ballafaqim është dashur të niste në orën 20:45, dhe është i fundit i këtij kampionati në Serie A.

Në Itali raportojnë se dy tifozëritë janë takuar pranë stadiumit dhe kanë nisur përleshjen mes tyre. 

Një tifoz i Juventusit, shkruan “Sky”, është lënduar në kokë. 

Tifozëritë e të dyja ekipeve kanë kërkuar që ndeshja të mos luhet. 

Por, ndonëse me vonesë dhe me dyshim nëse do të nis ndeshja, stafi teknik i Juventusit është kthyer në fushë. 

Është mbajtur një takim mes Policisë dhe zyrtarëve të klubit të Torinos e Juventusit.
Dhe është konstatuar se nuk ka rrezik publik për ta shtyrë ndeshjen.


Derbi i Torinos ende nuk ka filluar, ultrasit e Juventusit kërkojnë të mos luhet ndeshja

Nuk ka nisur ende ndeshja derbi ndërmjet Torinos dhe Juventusit.

Ka pasur tensione para derbit lokal, ndërsa një tifoz ka mbetur i lënduar. Por tifozi 45-vjeçar sipas raportimeve në Itali, është jashtë rrezikut për jetë.

Ultrasit e Juventusit kanë bërë thirrje që ndeshja ndaj Torinos të mos zhvillohet.

Ndeshja ndërmjet Torinos dhe Juventusit ishte paraparë të zhvillohej nga ora 20:45. Por ende nuk ka nisur për shkak të tensioneve.