Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zbulohet se kur mund të kthehet Ismajli nga lëndimi

Ardian Ismajli

Mbrojtësi i Torinos, Ardian Ismajli, është afër që të rikuperohet me kohë për ndeshjen ndaj Napolit.

Ismajli mund të jetë i gatshëm t’i ndihmojë Torinos të shtunën në përballjen me kampionin e Italisë, Napolin.  

Kështu kanë raportuar të hënën mediumet italiane. 

Ismajli u ftua nga selektori i Shqipërisë, Sylvinho, për ndeshjet ndaj Serbisë dhe ndaj Jordanisë, por më pas u lirua nga grumbullimi për shkak se nuk ishte i gatshëm. 

Ai i mungoi Torinos në ndeshjen e fundit në kampionatin italian ndaj Lazios. Mbrojtësi qendror po vuan nga një lëndim muskulor. 

Edhe Ismajli kthehet në stërvitje, synon të luajë ndaj Juves Futboll Ismajli kthehet në stërvitje, synon të luajë ndaj Juves

29-vjeçari për shkak të lëndimit i mungoi Torinos edhe në tri ndeshjet e para të këtij edicioni. Ai ka katër paraqitje në të gjitha garat. 

Ismajli iu bashkua Torinos në verë si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Empolin.