Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ismajli largohet nga grumbullimi i Shqipërisë

Ardian Ismajli

Ardian Ismajli nuk do të paraqitet në dy miqësoret e Shqipërisë. Mbrojtësi është larguar të hënën nga grumbullimi për shkak të problemeve muskulore.

FSHF-ja ka njoftuar se kjo është bërë në koordinim me selektorin e ri, Ronaldo Maran.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ismajli iu bashkua fillimisht ekipit kombëtar, por duke qenë se vinte pas një problemi muskulor që e kishte mbajtur larg fushave për disa javë dhe ishte rikthyer në lojë vetëm në ndeshjen e fundit të sezonit, ai u paraqit në kushte fizike jo optimale dhe nuk ishte plotësisht i gatshëm për dy ndeshjet miqësore të planifikuara”, ka njoftuar FSHF-ja.

Shqipëria luan me Izraelin dhe Luksemburgun.