Mbrojtësi Ardian Ismajli dhe Adrion Pajaziti, janë liruar nga grumbullimi i Shqipërisë për ndeshjet kundër Serbisë dhe Jordanisë. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se Ismajli dh Pajaziti nuk do të jenë gati për ndeshjet e këtij muaji. Të dy lojtarët janë të lënduar dhe nuk do të mund të paraqiten për ndeshjet kundër Serbisë dhe Jordanisë. “Ismajli dhe Pajaziti kanë kryer vizitat mjekësore në klubet respektive dhe pas shqyrtimit të analizave nga stafi mjekësor është konkluduar se nuk mund të rikuperohen në kohë për këto dy sfida”, ka shkruar FSHF-ja.
Shqipëria të shtunën luan ndeshje vendimtare kundër Serbisë në Leskovc, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, kurse pas tri ditësh luan miqësore kundër Jordanisë në Tiranë.