Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi mbetet pa Milikun

Skuadra e Juventusit do të jetë për disa javë pa sulmuesin Arkadiusz Milik, ka shkruar të hënën “Calciomercato”. Rikthimi i Milikut në fushë nuk pritet deri në fund të muajit të ardhshëm pas lëndimit që e pësoi në ndeshjen e fundit.

Polaku lëndoi muskulin e kofshës në fund të ndeshjes ndaj Monzas, të cilën Juventusi e humbi me rezultatin 2:0. Ai në këtë ndeshje u inkuadrua në pjesën e dytë, por u detyrua të largohet shkaku i lëndimit.

28-vjeçari iu bashkua Juventusit para fillimit të këtij sezoni dhe deri më tani ka shënuar tetë gola në të gjitha garat. Milik u huazua te Juventusi deri në fund të sezonit nga Marseille, ndërsa ekipi italian ka opsionin e blerjes së tij në verë për 10 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm