Sulmuesi Arkadiusz Milik do të jetë pjesë e Juventusit edhe për edicionin e ri, ka njoftuar “Tuttosport” të mërkurën.
Bëhet e ditur se Juventusi parimisht ka arritur marrëveshje me Marseillen ta huazojë edhe për një vit polakun, të cilin do ta blejë vitin tjetër për 8 milionë euro.
Milik ishte i huazuar te Juventusi edicionin e fundit, por ekipi italian nuk e shfrytëzoi opsionin e blerjes së tij duke preferuar ta huazojë edhe për një vit.
Para se të konfirmohet huazimi i tij te Juventusi, Milik do ta rinovojë kontratën me ekipin francez deri në vitin 2026.
29-vjeçari në edicionin e fundit te Juventusi shënoi 9 gola në të gjitha garat, ku pati 41 paraqitje.
Artikuj të ngjashëm