Skuadra e Juventusit ka konfirmuar transferimin e sulmuesit Arkadiusz Milik. Polaku është prezantuar të premten te Juventusi, ekip te i cili u huazua nga Marseille.
Milik është huazuar për një vit te Juventusi me të drejtën e blerjes në fund të sezonit për nëntë milionë euro.
Për huazimin njëvjear të Milikut, Juventusi do t’i paguajë ekipit francez një milion euro. Milik të enjten i ka kryer me sukses kontrollimet mjekësore përpara se të prezantohet tek Juventusi. 28-vjeari ishte pjesë e Marseillet prej janarit të vitit të shkuar kur iu bashkua nga Napoli.
Në Serie A, Miliku ka realizuar 28 gola në 93 paraqitje. Ndërkohë, me fanellën e Marseillet në 40 ndeshje në kampionatin francez ka shënuar 16 gola.