Krerët e Juventusit kanë marrë vendim përfundimtar për të ardhmen e sulmuesit Arkadiusz Milik, i cili është i huazuar për një vit nga Marseille.
“Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të enjten, se Juventusi ka vendosur ta bëjë të përhershëm transferimin e polakut duke paguar dhjetë milionë euro për blerjen e plotë të kartonit të tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe Juventusi janë të kënaqur me paraqitjet e Milikut, të cilin e huazuan në fillim të këtij sezoni nga Marsielle.
28-vjeçari ka shënuar tri gola në gjashtë ndeshje me fanellën e Juventusit në të gjitha garat. Ai ka kontratë me ekipin francez deri në verën e vitit 2025.