Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani siguron mbrojtësin Miranda

Mbrojtësi i krahut të majtë, Juan Miranda, do të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Milanit për edicionin e ardhshëm. “Marca” ka njoftuar të premten se Milani tashmë ka arritur marrëveshje me futbollistin 23-vjeçar, të cilin do ta transferojë verën tjetër.

Miranda do t’i bashkohet Milanit si lojtar i lirë, pasi në fund të këtij edicioni i skadon kontrata me Real Betisin. Ai ka refuzuar rinovimin e kontratës me klubin spanjoll dhe ka vendosur t’i bashkohet Milanit, ekip me të cilin do të firmosë kontratë afatgjate.

Miranda këtë edicion ka 10 paraqitje dhe 1 asistim për Betisin në të gjitha garat, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Barcelonës dhe Schalkes. Ai ka edhe 1 paraqitje e 1 gol të shënuar me Spanjën.