Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Milani transferon mbrojtësin e talentuar francez

Sankhoun Diawara

Milani ka firmosur me mbrojtësin Sankhoun Diawara të mërkurën. Ai është transferuar nga Troyesi, pasi shpërtheu në kategorinë e dytë franceze.

20-vjeçari ka firmosur për pesë vjet me klubin e madh italian.

“Majtaku Diawara kombinon kualitetet teknike, forcën fizike dhe personalitetin”, ka thënë Milani në një komunikatë.

“Këto atribute e bëjnë talent premtues. Ai tashmë është dëshmuar në futbollin profesional në Francë dhe është i gatshëm të zhvillohet në klubin tonë”.

Është transferimi i tretë i Milanit prej se drejtimin e skuadrës e mori Ruben Amorim.