Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani pret ofertat për mesfushorin belg

Mesfushori Charles De Ketelaere përfundimisht do të largohet nga skuadra e Milanit gjatë kësaj vere.

Belgu tashmë është nxjerrë në shitje dhe Milani po pret ofertat e skuadrave të tjera, ka njoftuar “Calciomercato” të premten.

Milani është i gatshëm që ta lërë të lirë 22-vjeçarin nëse merr një ofertë deri në 30 milionë euro, pasi De Ketelaere nuk ka përmbushur pritjet e tij tek ekipi italian.

Ai iu bashkua Milanit verën e shkuar me bujë të madhe, por nuk arriti ta dëshmojë veten.

Në total, belgu regjistroi 40 paraqitje në të gjitha garat, ku pati vetëm një asistim.

Ai ka kontratë me Milanin deri në vitin 2027.

Artikuj të ngjashëm