Mesfushori Charles de Ketelaere do të largohet nga skuadra e Milanit pas vetëm një sezoni, ka njoftuar të enjten “Tuttomercatoweb”. Te Milani nuk janë të kënaqur me belgun, i cili u transferua me bujë të madhe para fillimit të këtij sezoni, por nuk ka treguar paraqitje të mira.
21-vjeçari pritet që në fund të sezonit ta vazhdojë karrierën në Angli, pasi Newcastle Unitedi ka shprehur interesim për shërbimet e tij. Ekipi anglez ka ofruar 30 milionë euro për kartonin e tij dhe te Milani janë të gatshëm për ta pranuar ofertën.
De Ketelaere ka kontratë me Milanin deri në vitin 2027, ndërsa këtë sezon ka vetëm 1 asistim në 26 paraqitje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm