Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atalanta merr vendim për De Ketelaeren

Skuadra e Atalantas ka marrë vendim për të ardhmen e mesfushorit belg, Charles De Ketelaere. Mediumet italiane kanë njoftuar të premten se Atalanta ka vendosur ta blejë kartonin e tij për ta bërë transferim të përhershëm.

Belgu u huazua tek Atalanta para fillimit të këtij edicioni nga Milani dhe ka shkëlqyer me paraqitjet e tij për ekipin nga Bergamo. Në 21 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tri asistime.

Atalanta ka paguar tre milionë euro për huazimin e tij, ndërsa për blerjen e plotë do të paguajë edhe 24 milionë euro të tjera. 22-vjeçari vitin e shkuar iu bashkua Milanit, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027.