Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Ketelaere i bashkohet Atalantas

Mesfushori Charles De Ketelaere është përforcimi më i ri i skuadrës së Atalantas. Belgu të mërkurën edhe prezantuar tek Atalanta, ekip të cilit iu bashkua nga Milanit. Në fakt, 22-vjeçari është huazuar për një vit te Atalanta, që e ka opsionin e blerjes së tij në verën tjetër.

Për huazimin njëvjeçar Atalanta ka paguar 3 milionë euro, ndërsa për transferimin e tij të përhershëm do t’i duhet të paguajë edhe 22 milionë euro të tjera. De Ketelaere tek Atalanta do ta bartë fanellën me numrin 17 dhe pritet të debutojë të dielën në ndeshjen kundër Sassuolos në udhëtim.

De Ketelaere iu bashkua Milanit verën e shkuar nga Club Brugge por nuk arriti ta dëshmojë veten te gjiganti italian.