Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle interesohet për De Ketelaeren

Mesfushori Charles De Ketelaere ka gjasa të mëdha të largohet nga skuadra e Milanit pas vetëm gjashtë muajve. “Calciomercato” ka njoftuar të hënën se belgu nuk ka bindur me paraqitjet e tij te Milani dhe nuk është i kënaqur me klubin nga Serie A.

Interesim për transferimin e 21-vjeçarit tashmë ka shfaqur Newcastle Unitedi. Mësohet se ekipi anglez është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit. De Ketelaere këtë edicion ka një asistim në 15 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa me Milanin ka kontratë deri në vitin 2027.

Ai iu bashkua ekipit italian para fillimit të këtij edicioni nga Brugge për 30 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm