Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle me ofertë për Locatellin

Mesfushori i Italisë, Manuel Locatelli, ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Premier League. “Calciomercato” ka bërë të ditur të enjten, se Newcastle Unitedi ka bërë ofertë zyrtare për Locatellin, i cili është pjesë e Juventusit.

Për transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit, Newcastle i ka ofruar ekipit italian 40 milionë euro. 24-vjeçari po pëlqehet nga drejtuesit e Newcastlet, që po e shohin si përforcim të duhur për mesfushën.

Te Juventusi janë të gatshëm ta shesin Locatellin, i cili nuk ka bindur me paraqitjet e tij prejse iu bashkua nga Sassuolo para dy vjetësh. Këtë edicion, Locatelli ka pasur telashe me lëndimet dhe deri më tani ka vetëm gjashtë paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm