Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle kërkon Bonuccin

Newcastle Unitedi edhe zyrtarisht ka shprehur interesim për mbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonucci, shkruan të enjten “Tuttosport”. Bëhet e ditur se ekipi anglez tashmë ka nisur negociatat me Juventusin, i cili është i gatshëm ta shesë Bonuccin gjatë kësaj vere.

Newcastle do të ofrojë rreth 5 milionë euro për 36-vjeçarin, i cili ka kontratë me Juventusin deri në vitin e ardhshëm.

Bonucci ka pagë vjetore prej 6.5 milionë eurosh te Juventusi dhe më herët ka shprehur interesimin e tij për t’u larguar nga klubi për shkak se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Massimiliano Allegri.

Atij i është ofruar kontratë njëvjeçare me opsionin e rinovimit edhe për një vit nga Newcastle, ndërsa marrëveshja mes të gjitha palëve mund të arrihet brenda këtij muaji.

Bonucci është kapiten i Juventusit, ekip me të cilin ka fituar 17 trofe, përfshirë 8 tituj kampioni të Italisë.

Artikuj të ngjashëm