Mbrojtësi Leonardo Bonucci do të jetë pjesë e Juventusit edhe për edicionin e ri. Kështu ka paralajmëruar agjenti i tij të martën për mediumet italiane.
Alessandro Lucci ka insistuar se klienti i tij nuk do të largohet nga Juventusi këtë verë, pasi do të respektojë deri në fund kontratën që i skadon vitin tjetër.
Ai ka pranuar se Bonucci ka refuzuar të gjitha ofertat tjera, për shkak se tashmë ka marrëveshje me Juventusin për të mbetur pjesë e ekipit edhe për edicionin 2023/24.
36-vjeçari ka kontratë deri në verën e ardhshme me Juventusin, ekip për të cilin ka regjistruar mbi 500 paraqitje në të gjitha garat.