Milani ka prezantuar belgun e transferuar nga Clube Brugge, Charles De Ketelaere. Futbollisti belg ka nënshkruar kontratë me kampionin e Italisë deri në qershor të vitit 2027 dhe do ta mbajë fanellën me numrin 90.
21-vjeçari është zhvilluar te klubi belg, ndërsa në nëntor të vitit 2020, debutoi me fanellën e Përfaqësueses së Belgjikës.
Që prej vitit 2020 ka luajtur tetë ndeshje dhe ka shënuar një gol. Ai është futbollist i fazës ofensive.
Artikuj të ngjashëm