Milani po vazhdon negociatat me Clube Brugge për mesfushorin Charles De Ketelaere.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se kampioni i Italisë ka rritur ofertën për 21-vjeçarin.
“Rossonerët” kanë ofruar 35 milionë euro dhe bonuse për ta bërë të mundur transferimin e 21-vjeçarit.
Parimisht thuhet se të dyja klubet janë pajtuar me shumën e ofruar.
Belgu do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me “kuqezinjtë”.