Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani arrin marrëveshje me Bruggen për De Ketelaeren

Kampioni i Italisë, Milani ka arritur marrëveshje me Club Bruggen për transferimin e mesfushorit Charles De Ketelaere. “Sky” ka njoftuar të martën se gjatë kësaj jave Milani do ta zyrtarizojë 21-vjeçarin.

Për kartonin e tij, Milani është pajtuar të paguajë 30 milionë euro dëmshpërblim. Ndërsa, De Ketelaere me ekipin italian do të firmos kontratë afatgjate.

De Ketelaere është produkt i akademisë së Brugget kurse me ekipin e parë luan prej sezonit 2019/20.

Ai ka tetë ndeshje dhe një gol të shënuar me Belgjikën.