Skuadra e Milanit do të jetë pa yllin Raphael Leao në ndeshjen më të rëndësishme të Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi portugez do të mungojë në përballjen kundër Borussia Dortmundit, ndeshje kjo që i takon xhiros së parafundit të fazës së grupeve të Championsit.
Leao është dëmtuar para dhjetë ditësh në barazimin 2:2 me Leccen, ndërsa mediumet italiane kanë raportuar të martën se ai nuk do të jetë në gjendje të rikuperohet për Dortmundin.
Dueli mes Milanit e Dortmundit, zhvillohet më 28 nëntor në stadiumin “San Siro” dhe është shumë e rëndësishme, pasi të dyja skuadrat mund të avancojnë në fazën nokaut. Milani është i treti në Grupin F me 5 pikë, dy më pak se Dortmundi që është lider. Leao, këtë edicion ka 4 gola e po aq asistime në të gjitha garat.