Borussia Dortmund konfirmon se mbrojtësi 28-vjeçar, Niklas Sule, është i sëmurë dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Milanit të martën.
Milani pret Dortmundin të martën, në ndeshjen e radhës të Ligës së Kampionëve. Ndeshja nis në orën 21:00 dhe i takon Grupit F. Reprezentuesi i Gjermanisë ka bërë 13 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon për skuadrën gjermane.
Dortmundi është i pari me shtatë pikë, PSG-ja e dyta me gjashtë, kurse Milani në vendin e tretë me pesë pikë. Në vendin e katërt është Newcastle me katër pikë.