Niklas Sule nuk do të pranojë kontratë të re nga Borussia Dortmundi, ndërsa qendërmbrojtësi nuk do ta vazhdojë më karrierën si profesionist.
30-vjeçari do ta mbyll karrierën e tij si futbollist, ndërsa shpreson që të luajë në ndeshjen e fundit para tifozëve “verdhezi”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDortmundi të premten përballet me Eintracht Frankfurtin nga ora 20:30, në ndeshjen e parafundit të këtij sezoni. Dortmundi ndeshjen e fundit e zhvillon më 16 maj në udhëtim te Werder Bremeni.
“Dua ta bëj të ditur se do ta mbyll karrierën në verë. Në skenarin më të mirë, do t’i kisha edhe dhjetë sekonda apo një minutë, apo pesë minuta nëse dëshiron Niko Kovaç. Dua që të luajë në ndeshjen e 300-të në Bundesligë para 80 mijë shikuesve më të dashur”, ka deklaruar Sule në një intervistë për “Sky Sport”.
Sule ka 49 paraqitje për Gjermaninë dhe dy herë ka luajtur në Botëror. Ai debutoi në Bundesligë si 17-vjeçar për Hoffenheimin në vitin 2013.
Pesë vjetë ka luajtur për Bayern Munichun e më pas u transferua te Dortmundi. I ka fituar pesë tituj në Bundesligë, dy Kupa të Gjermanisë dhe trofeun e Ligës së Kampionëve në vitin 2020.