Borussia Dortmundin e pret ndeshje e vështirë në fundjavë.
Dortmundi të shtunën nga ora 18:30 luan në udhëtim te Stuttgarti, në kuadër të xhiros së katërt të Bundesligës.
“Verdhezinjtë” i kanë fituar tri ndeshjet e deritashme. Kanë shënuar tetë gola, ndërsa i kanë pësuar vetëm dy.
Tri ndeshjet pos Dortmundit i ka fituar edhe Freiburgu.
Stuttgarti ka një fitore dhe dy humbje.
Në pesë ndeshjet e fundit, Stuttgarti ka tri fitore ndaj Dortmundit.
Te Dortmundi në ndeshjet e para po shkëlqen mesfushori portugez, Fabio Silva.
24-vjeçari ka katër gola dhe një asistim.
Tjetër ndeshje interesante që luhet në fundjavë është ajo ndërmjet Bayer Leverkusenit dhe RB Leipzigut.
Leverkuseni të dielën nga ora 15:30 e pret Leipzigun.
Leverkuseni ka një fitore, një barazim dhe një humbje. E zë vendin e shtatë me katër pikë. Në renditje më mirë qëndron Leipzigu - në pozitën e pestë me gjashtë pikë.
Xhiroja e katërt përfundon të dielën me ndeshjen që luhet nga ora 19:30 ndërmjet Paderbornit dhe Hoffenheimit.