Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bundesliga vazhdon me ndeshje interesante

Bayern

Pas pushimit prej afro 20 ditësh, në fundjavë vazhdon gara në Bundesligën gjermane.

Me ndeshjen që u zhvillua sonte ndërmjet Eintracht Frankfurtit dhe Borussia Dortmundit filloi xhiroja e 16-të.

Skuadra e Bayern Munchenit i prin tabelës me 41 pikë.

Bayerni të dielën nga ora 17:30 e pret Wolfsburgun, që renditet në pozitën e 14-të me 15 pikë.

Bayerni është skuadra e vetme pa humbje. Ka 13 fitore dhe dy barazime. Ndërsa Wolfsburgu ka katër fitore, tri barazime dhe tetë humbje. Bavarezët konsiderohen favoritë përballë Wolfsburgut.

Edhe Freiburg – Bayern, derbi për kreun e Bundesligës Futboll Freiburg – Bayern, derbi për kreun e Bundesligës

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Bayer Leverkusenit dhe Stuttgartit. Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 18:30. Të dy skuadrat janë lart në tabelë.

Dy ndeshje të Bundesligës janë shtyrë.