Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, nuk do të jetë i pranishëm në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Interit.
L'arrivo del pullman del #Milan#Derby #ChampionsLeague @MilanNewsit pic.twitter.com/tBltToUO7g
— Antonio Vitiello (@AntoVitiello) May 10, 2023
Kështu ka shkruar të mërkurën në mbrëmje “Football-Italia”. Ky medium ka shkruar se ai nuk është parë duke hipur në autobusin e Milanit me lojtarët e tjerë.
Ndeshja nis në orën 21:00 në “San Siro”. Në po të njëjtin stadium do të zhvillohet gjysmëfinalja kthyese.

Leao ishte në dyshim për të luajtur në këtë përballje për shkak se ka dështuar t’i kalojë testet mjekësore në qendrën stërvitore “Milanello” të mërkurën në mëngjes. Portugezi 23-vjeçar në këtë edicion ka zhvilluar 44 ndeshje, ndërsa ka 13-të gola të shënuar e po aq asistime.