Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leao pret të kthehet së shpejti në fushë

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, u ka thënë tifozëve të ekipit të tij që të mos shqetësohen për lëndimin që mori gjatë fitores 2:0 të “kuqezinjve” ndaj Lazios të shtunën pasdite.

Ai pretendon se do të kthehet shpejt në fushë. Leao u detyrua të largohet pas vetëm 11 minutave nga fusha për shkak të lëndimit. Por ai ka thënë se do të kthehet më i fortë për të realizuar synimet me ekipin italian.

“Mos u shqetësoni për lëndimin tim, unë do të kthehem së shpejti. Kam pasur trajtime dhe kam fjetur gjithë ditën. Unë dua të luaj dhe të arrij objektivat e mia”, ka shkruar Leao të hënën në rrjetet sociale. Milani është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Do të përballet kundër Interit të mërkurën. Portugezi 23-vjeçar me Milanin ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Ai ka ndihmuar Milanin të shpallet kampion i edicionit të kaluar, ndërsa ka udhëhequr sulmin e ekipit italian edhe në sezonin aktual, duke shënuar 13 gola në 44 ndeshje në të gjitha garat. Ka kontribuar edhe me 13 asistime.