Skuadra e Milanit ka mbetur pa yllin kryesor, sulmuesin Rafael Leao. Portugezi është lënduar në ndeshjen e fundit dhe do të pauzojë të paktën për tri javë, ka shkruar “Gazzetta dello Sport” të hënën.
Leao dëmtoi muskulin e këmbës në barazimin e Milanit ndaj Lecces, duke u detyruar të largohet nga fusha pas vetëm dhjetë minutave lojë.
Shkaku i lëndimit, Leao do t’i mungojë Milanit të paktën në dy ndeshje të rëndësishme. Në duelin ndaj Fiorentinës në ligë dhe atë kundër Borussia Dortmundit në Champions, që luhen në fund të muajit.
24-vjeçari këtë edicion ka shënuar 4 gola dhe ka bërë po aq asistime në 16 paraqitje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm