Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leao kthehet në stërvitje

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka marrë lajm të mirë para ndeshjes kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Interit. Ndeshja kthyese luhet të martën në mbrëmje, ndërsa Interi ka epërsi nga ndeshja e parë, pasi fitoi 2:0.

Të dielën, Rafael Leao ka marrë pjesë në stërvitje me gjithë grupin në “Milanello”. Portugezi u lëndua në fitoren 2:0 ndaj Lazios të shtunën e kaluar, dhe nuk luajti në duelin e parë kundër Interit.

Leao vlerësohet shumë i rëndësishëm për Milanin.