Milani e pret Atalantan në San Siro të dielën në orën 18:00, duke e ditur se mund ta fitojë “Scudetton”.
Milani është në garë me rivalin, Interin, për një sukses të tillë.
“Rossonerëve” nga dy ndeshjet e mbetura të ligës Serie A u duhen vetëm edhe katër pikë. Do të ishte titulli i parë i Milanit në Itali që prej vitit 2011.
“Kuqezinjve” mund t’u ndihmojë në këtë arritje një nga gjashtë skuadrat që po luftojnë për mbetje në elitën e futbollit italian.
Të drejtuarit e trajnerit Stefano Pioli do ta rrisnin diferencën e pikëve në pesë nëse arrin që ta mposhtin Atalantan, skuadër që ende është në garë për të zënë vend në futbollin evropian.
Edhe
Interi pranë titullit, lufta për pozitat e tjera
Interi më pas do të duhet të fitojë në Cagliari, në ndeshjen që nis në orën 20:45, për ta shtyrë festën e rivalit lokal.
“Nerazzurrët” në mesjavë e fituan Kupën e Italisë në vazhdime përballë Juventusit, dhe do të tentojë ta dërgojë luftën për titull në Serie A deri në fund.
Cagliari është skuadër që renditet në vendin e 18-të me 29 pikë. Luan me Interin dhe në xhiron e fundit ballafaqohet me Venezian e vendit të fundit, që ka 25 pikë. Sampdoria, Spezia, Salernitana dhe Genoa janë skuadrat e tjera që po synojnë mbetjen në elitën e futbollit italian edhe për një sezon tjetër.
Në xhiron e kaluar, Genoa fitoi befasisht ndaj Juventusit, ndërsa Venezia në mënyrë dramatike mposhti Bolognan 4:3 për ta ngushtuar diferencën e pikëve me Spezian dhe Sampdorian, që zë pozitën e 15-të.
Edhe
Interi synon këndelljen pas disfatës në derbi
Venezia është pesë pikë prapa Salernitanas dhe do të kthehej në Serie B nëse nuk fiton te Roma të shtunën në orën 20:45.
Do të bëhej skuadra e parë që largohet nga liga.