Milani ka shënuar fitore në San Siro në sfidën e sotme kundër Sassuolos.
Vendasit shënuan fitore minimale, por që ishte shumë e vlefshme në garën për top katërshe, transmeton Koha.net.
Autogoli nga Lirola në minutën e 35 ia dha pikët e plota Milanit.
Në vendin e tretë Milani tani ka 48 pikë, një më shumë se Interi që është në vendin e katërt. Sassuolo në vendin e 11 ka 31 pikë.