Milani ka fituar minimalisht ndaj Sassuolos, 1:0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18-të të Serisë A.
Skuadra e Stefano Piolit mori tre pikët falë golit të Christian Pulisicit në minutën e 59-të.
Me këtë fitore, Milani ka shkuar në 36 pikë në pozitën e tretë, katër më pak se Juventusi që është i dyti dhe nëntë më pak se lideri Inter.
Sassuolo është në pozitën e 16-të me 16 pikë.