Milani e ka fituar derbin ndaj Romës me rezultat 3:1, duke vazhduar luftën për kreun e tabelës.
Rossonoerët shënuan dy gola të shpejtë qysh në fillim, përmes Olivier Giroud (8’) dhe Junior Messias (8’).
Rezultatin e ngushtoi Tammy Abraham (40’).
Por shpresat për ta barazuar rezultatin për Romën u zbehën kur mbrojtësi Karsdorp u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 74-të.
Epërsinë numerike në fushë e shfrytëzoi Milani, që realizoi golin e tretë me Rafael Leaon (82’).
Edhe
Milani fiton derbin dramatik ndaj Lazios, del në vend të parë
Gabriel Mancini i Romës u ndëshkua gjithashtu në fund me kartonin e dytë të verdhë, por Zlatan Ibrahimoviq dështoi të realizonte nga penalltia.
Milan mbetet në vendin e dytë me 45 pikë, një më pak se lideri Inter. Roma është e shtata me 32 pikë.